Aksidenti me fatalitet ndërmjet autobusit dhe makinës – Mbeturinat bllokojnë pamjen e rrugës, këto janë detajet nga vendi i ngjarjes

Gazetar: Avni Tahiri

“Pikërisht në këtë udhëkryq në Shuto Orizari, gjatë ditës së djeshme ndodhi një aksident ndërmjet autobusit të NQP-së dhe një automjeti me targa të Shkupit ku si pasojë humbi jetën një 17 vjeçar dhe një tjetër mbeti i lënduar. Siç mund të shihet nga mbeturinat e shumta që janë këtu nuk mund të vërehet nga pjesa tjetër se a kalon veturë apo jo por ende nuk dihet saktë se cilat janë arsyet që çuan deri tek humbja e jetës së këtij të mituri”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

Sipas informatave, i lënduari i cili është nën kujdesin mjekësor është 13-vjeçar dhe është vëllai i të ndjerit 17-vjeçar.

Këtë kryqëzim banoret e quajnë si vend të rrezikshëm i cili është mbuluar nga mbeturinat.

“A e kaloni shpesh këtë rrugë? Po, shpesh, mbeturina plotë… A the se jeni duke shkuar në varrim tek 17-vjeçari? Po, dy janë ndërsa njëri i lënduar është”, tha një qytetar.

“Ja mund të shihni se sa mbeturina ka dhe rruga është ngushtuar dhe ndoshta kjo është arsyeja edhe pse nuk jam ekspert, por supozoj se për shkak të mbeturinave autobusi ka hyrë në linjën tjetër sepse ka tepër mbeturina, kjo është katastrofë, edhe rruga është ngushtuar. Për fat të keq ka viktimë dhe nuk di çka të them. Këto mbeturina duhet të largohen dhe të zgjerohet rruga sepse për këto mbeturina ja çfarë ndodhi”, u shpreh një qytetar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, me datë 12 gusht rreth orës 9:30 në SPB Shkup është paraqitur rasti se ka ndodhur aksident ndërmjet autobusit të NQP-së i drejtuar nga G.M. 51-vjeçar dhe një automjeti “Ford Galaksi” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 17 vjeçar nga fshati Bllacë.

Në aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër, “Volksëagen Golf” por vozitësi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga aksidenti me lëndime të rënda janë dërguar në spital një 13 vjeçar dhe vëllai i tij 17 vjeçar ku ky i fundit edhe ka ndërruar jetë. Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen.

Aksidente me autobusët e NQP-së kishim edhe rreth një muaj më parë pranë qendrës tregtare Mavrovasja ku përveç shoferit mbeten të lënduar edhe pasagjerë.

Pas aksidentit Shoferi i NQP-së akuzoi ndërmarrjen për siç tha, se drejtojnë autobusë të prishur, prandaj ndodhin aksidente./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme