Aksidenti me një viktimë dhe një të plagosur në superstradën Lezhë-Laç, pamje nga vendngjarja! Njëri prej mjeteve përfundon përmbys, tjetri në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (27 tetor) në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku ka mbetur viktimë një person, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.


Siç shihet edhe nga pamjet, në aksident janë përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës dhe një tjetër përmbys.

Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.

Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.

Aksident në superstradën Lezhë-Laç (4)Aksident në superstradën Lezhë-Laç (3)Aksident në superstradën Lezhë-Laç (2)Aksident në superstradën Lezhë-Laç (1)Aksident në superstradën Lezhë-Laç (3)Aksident në superstradën Lezhë-Laç (2)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme