Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë në Elbasan, ku u plagosën 4 persona: shoferi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur.
Në lidhje me dinamikës e ngjarjes, policia bën me dije shoferi me iniciale D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga.
Gjithsesi, të lënduarit janë transportuar në spital, ku fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.