Detaje të rëja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Gjirokastër, si pasojë e të cilës u dëmtua një shpërndarës picash, që qarkullonte me motor.
Policia bën me dije se ngjarja u shënua rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, ku automjeti tip “Toyota”, me drejtues G. G., rreth 60 vjeç, u përplas me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.
Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./GSH



