Aksidenti në Tiranë- Fushë Krujë: Ndërron jetë drejtuesi i ”Volkswagen-it”, 6 të plagosurit e tjerë jashtë rrezikut për jetën

Ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksidentin në Tiranë- Durrës ndërsa Policia informon se 6 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 59- vjeçarin F.Xh., i cili u përplas me autobusin ndërkohë grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme