Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy shqiptarë dhe një italiane, del autopsia: Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe ishin nën efektin e…

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të 8 dhjetorit 2023, ku humbën jetën 2 shqiptarë Altin Hoti e Egli Gjeci, dhe një italiane Fuilia Di Tillio.


Mediat italiane raportojnë se është publikuar raporti mjekoligjor, në të cilin thuhje se ata nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool e drogë, hashash ose marihuanë.

 

Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

 

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool, hashash apo marihuanë.

Vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme