Aksidenti tragjik në Tepelenë, njëri prej viktimave djali i shefit të policisë dhe nipi i ish-kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi

Detaje të tjera mësohen nga aksidenti tragjik me tre viktima në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në orët e para të ditës së parë të Vitit të Ri, ku humbën jetën tre të rinj.


Njëri prej viktimave Anxhelo Ruçi, 27-vjeç mësohet se ishte djali i shefit të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Viktimë gjithashtu mbetën edhe Martin Dulaj, 25 vjeç, nga Tepelena si edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç, nga Tepelena. Ndërsa 19-vjeçarja Arsida Demiri është dërguar në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë.

Si ndodhi aksidenti?

Ora shënonte 03:18 kur automjeti që drejtohej nga Martin Dulaj u përplas me makinën, në të cilën ishte shofer Klejdi Myftari. Përplasjja rezultoi fatale për dy drejtuesit e automjeteve si edhe për Anxhelo Ruçin, ndërsa u plagos rëndë Arsida Demiri, i cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme