Reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme në rajonin e Mitrovicës, po paraqesin vështirësi në qarkullimin e automjeteve në komunikacion.
Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë, sot është shkaktuar edhe një aksident mes dy automjeteve në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo e gjitha ka kaluar vetëm me dëme material, shkruan Veriu.info.