Aksidentohen tri vetura në Komoran të Drenasit

Së paku tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur në pasditen e së shtunës, në aksin rrugor që lidh Prishtinën me Dukagjinin.

Një lexues i portalit Koha.net ka dërguar pamjet në adresë të redaksisë, ku në Komoran të Drenasit, shihen tri veturat e përplasura.

Njëra prej tyre shihet e rrokullisur në anën e djathtë të rrugës.

Koha.net ka pyetur zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës për detaje shtesë rreth pasojave të këtij aksidenti, dhe është në pritje të përgjigjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme