Aktorja Sarah Parish është dërguar me urgjencë në spital pas një aksidenti horror, që e la me dëmtime të rënda në këmbë. Ajo është rrëzuar teksa po tentonte të bënte ski.
Sipas asaj që shkruan The Sun, 49-vjeçarja pësoi aksidentin e tmerrshëm gjatë një dite në të cilën ajo kishte dalë të shijonte borën me të bijën 8- vjeçare.
Ajo u dërgua në spital, ku po i nënshtrohet një operacioni për të rregulluar kockën e thyer.