Të paktën 15 fëmijë indianë janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur pasi një autobus shkolle që po udhëtonte u përplas me një kamion në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Përplasja ndodhi të enjten në mëngjes në Etah, rreth 265km (164 milje) larg nga kryeqyteti i shtetit, Lucknoë.
Një oficer i lartë i policisë tha për BBC –në se 14 studentë “ishin në gjendje kritike”.
Kryeministri Narendra Modi tha se ndjen dhimbje për aksidentin tragjik.