Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë.
Burime për News 24 bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona nga një familje, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Për arsye ende të paditura automjeti i përfshirë në aksident ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Gjorem, ndërsa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.