Aksidentohet makina me 5 adoleshentë në Tiranë/ Humbin jetën dy vajza, plagosen tre të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës në Tiranë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy adoleshente  dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërzhitë, ndërsa shkak dyshohet prania e lagështirës në rrugë.

Në ndërkohë zbulohen detaje të rënda lidhur me këtë aksident. Mësohet se 18-vjeçari Francesk Shaba që po drejtonte makinën, nuk kishte patentë. Ai i kishte vjedhur patentën babait, pasi vetë nuk ishte i pajisur me një leje drejtimi.

Francesk Shaba ndodhet në spital aktualisht, por policia ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Dy vajzat Denada Tarja dhe Suada Seranin, shokët e tyre 14-vjeç dhe 18-vjeçari, po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje. Në orë 01:00, në Bërzhitë makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës dhe me pemët. Shkak dyshohet shpejtësia, por edhe lagështira në asfalt per shkak te reshjeve.

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme