Aksidentohet me makinë drejtoresha e Kadastrës në Berat, refuzon marrjen e mjekimit në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit në lagjen “Uznovë”. Mjeti tip Benz me targa AA 995 VD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e Zagores.


Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi, e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj.

Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për t’i marrë deklaratat në lidhje me aksidentin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme