Një aksident i rëndë i ka marrë jetën mbrëmjen e kësaj të shtune një 48 vjeçareje. Burimet e Policise thanë se ishte një automjet që ka përplasur për vdekje Gjystina Shpanin, nga Mati.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Tregut Elektrik” në Tiranë, rreth orës 22:00. “Panorama” sjell edhe pamjet e renda nga vendi i ngarjes.
Deshmitaret nga vendi i ngjarjes thane per “Panorama” se ambulanca ka mberritur me 30 minuta vonese.
Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.