Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar të dielën, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai u tha mediave se aksidenti ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan, ndërsa në aksident nuk pati të lënduar.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, deklaroi Kryeziu.