Aksidentoi për vdekje 2 fëmijë të mitur/ Arrestohet drejtuesi i automjetit në Durrës

Ndalohet nga policia, drejtuesi i automjetit i cili përplasi për vdekje 2 nga 3 djemtë e mitur këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës.

Sipas burime policore siguruar nga Syri tv është ndaluar drejtuesi i automjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

MOMENTI kur përplasen fëmijët, britma dhe të qara nga njerëzit në lokal

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tre fëmijët që u përplasën mesditën e kësaj të diele në zonën e Kënetës në Durrës po luanin pranë lagjes ku u përplasën nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi

 Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme