Gazetar: Adrian Kerimi
– Advertisements –
Policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal të kapur në flagrancë gjatë transportit ndërkombëtarë të drogës. Janë arrestuar 10 persona në mesin e të cilëve shtetas të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Alsat.
Është konfiskuar 40 kilogram drogë e llojit marijuhanë vlera e të cilës në treg arrin mbi 200 mijë euro.
“Vetura e parë kishte rolin e pastruesit, përkatësisht të njoftonte për prezencën e mundshme të postblloqeve policore. Gjatë bastisjes në veturën e dytë janë gjetur thasë në të cilat ka pasur 27 paketime me marijuhanë”, deklaroi Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.
Në Nikishtan të Shkupit janë kapur edhe makineri për kriptovaluta, ndërsa në Bllacë është arrestuar një shtetas i Kosovës i përfshirë në grupin kriminal.
“Në fshatin Nikishtan tek i dyshuari S.F janë gjetur makineri për gërmimin e kriptovalutave me të cilat është vjedhur energjia elektrike. Në dalje të vendkalimit kufitar “Bllacë e poshtme” policia ka arrestuar shtetasin e Kosovës F.T gjatë tentativës për t’u arratisur”, tha Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.
Prokuroria Publike ka njoftuar se prokurori përkatës është duke punuar në ngritjen e akuzave ndaj 10 personave të grupit ndërkombëtar kriminal për veprën “tregti me lëndë narkotike”. Ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimeve të bazuara se ekziston rreziku i arratisjes dhe ndikimit ndaj procesit hetimorë. /Alsat.mk