Policia në Rajonin e Prishtinës ka arrestuar gjashtë të kërkuar nga gjykatat, të cilët më pas janë dërguar nëpër burgje të ndryshme.Në raportin 24 orësh policia bën me dije se ka arrestuar gjshtë të kërkuar nga gjykatat.Arrestimet janë bërë në komunat Prishtinë, Podujevë e Drenas.
Sipas policisë, nga tre të arrestuarit me urdhër të gjykatës në Prishtinë, dy janë dërguar në Burgun e Lipjanit, ndërsa personi tjetër është dërguar në Burgun e Dubravës.Në Burgun e Dubravës janë dërguar edhe i arrestuari në Katunisht të Podujevës dhe dy të arrestuarit në Komunën e Drenasit.