Aksioni policor ka filluar mbrëmjen së enjtes.
Klan Kosova, ka raportuar dje vonë se janë arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës në një aksion të policisë, por zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar për Klanin se aksioni ka qenë shumë më i gjerë dhe është shtrirë gati në tërë Kosovën.
“Policia e Kosovës e konfirmon se është realizuar një operacion i gjerë policore në disa lokacione në rajone të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Kelani, i cili, tregoi se “policia më vonë do të bëjë publike të gjitha detajet”.
Sa u përket dy punonjësve të arrestuar në ATK, Klan Kosova mëson se ata kanë qenë punonjës në sektorin e lojërave të fatit dhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.