Aksion i gjerë policor, mbyllen 10 lokale të lojërave të fatit nëpër Kosovë

Policia e Kosovës, në një aksion të gjerë kundër krimit të organizuar të zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë, dje në orën 14:30, ka mbyllur disa lokale të lojërave të fatit.

“Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunal të rajoneve përkatëse kanë sekuestruar 31-aparate të lojërave të fatit, një rulet, rreth 26.000 €, shtatë shtëpiza kompjuteri, dhe kanë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme