Aksion i madh i policisë maqedonase, arrestohen 20 persona

Rreth njëzet persona janë arrestuar sot në një aksion të madh policor të policisë maqedonase, shkruan Gazeta Lajm.

Ata për momentin gjenden para gjykatësit ku po merren në pyetje, në gjykatën penale në Shkup, për shkak të dyshimit se kanë kryer keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve bujqësore.

Nga gjykata dhe nga prokuroria për momentin nuk japin kurrfarë detaje zyrtare, por sipas informacioneve jozyrtare të portalit “sudstvo.mk”, të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sipas neneit 353 alinea 5 nga Kodi Penal. Sipas këtij nei, atyre u kanoset dënim deri në pesë vite arrest.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme