Aksion për goditjen e kultivimit të kanabisit, zbardhen porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano: Ja kujt do i kushtohet rëndësi e veçantë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u ka lënë porosi drejtorive dhe komisariateve në të gjithë vendin, që të nisin punën në terren për goditjen e kultivimit të kanabisit.


Burime për Gazeta Shqiptare, bëjnë me dije se ky operacion do të zhvillohet në muajt e ardhshëm, dhe pritet të përfundojë përpara çeljes së sezonit veror.

Gledis Nano pritet të zbresë vetë në terren për të përcjellë tek vartëit porositë për zhvillimin e këtij operacioni.

Porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

Grumbullimin e informacioneve për individë ose grupe kriminale që importojnë fara të bimës narkotike kanabis sativa, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal që në fazën fillestare.

Mbi bazën e hartës digjitale dhe analizën e riskut, do të ushtrohen kontrolle periodike si në ambientet e hapura edhe në ato të mbyllura, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Nisur nga shtimi i rasteve të konstatuara të kultivimit në ambiente të mbyllura do t’i kushtohet rëndësi e veçantë marrjes, verifikimit dhe ndjekjes së informacioneve policore, për individë apo grupe kriminale të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme