Aksion policor në Gërçec të Shkupit, ka të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar aksion policor në fshatin Gërçec të Sarajit në Shkup ku është arrestuar E.Z.(21) nga ky fshat.

– Advertisements –

Arrestimi vjen pasi për të njëjtin ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar për rastin “Pylli”.

“Sot, rreth orës 16 në Saraj nga policët e Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup është arrestuar E.Z.(21) nga fshati Gërçec, Shkup, i cili është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar nga Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të hetimit për aksionin “Pylli” në bazë të nenit 2015″, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Personi tashmë është dorëzuar në PPTH për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme