Aksion policorë në Shkup dhe Kumanovë/ Arrestohet një ish drejtor, dyshohet për pastrim parash

Gjatë natës dhe herët në mëngjes, policia ka kryer bastisje në disa lokacione në mbarë vendin, duke ndaluar më shumë se dhjetë persona. Midis tyre edhe një ish-drejtor, një person që ishte i afërt me strukturat e BDI-së, jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për ish drejtorin e Drejtorisë së Librave Amë, Bujar Dardhishta,kuadër i BDI-së.

Operacioni filloi gjatë natës midis 17 dhe 18 dhjetorit 2025 nga Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorin Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal të dyshuar për krime në fushën e korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Me urdhër të gjykatës u kryen bastisje në disa vende në Shkup dhe Kumanovë, jozyrtarisht gjatë bastisjeve, janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në valuta të ndryshme, telefona celularë, laptopë, hard-disqe, si dhe dokumentacion tjetër përkatës.

Për momentin, sipas informacioneve jozyrtare, bastisjet janë duke u zhvilluar edhe në dy subjekte juridike në zonën e Shkupit dhe Kumanovës.

Më shumë detaje priten gjatë ditës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme