Në komunën e Leposaviqit është duke u zhvilluar një aksion që lidhet me kontrabandë të mallrave.
“Kossev” raporton se kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Është duke u kryer një kontrollë për shkak të informacioneve që ai ka mallra që janë kontrabanduar, origjina e të cilave nuk dihet ose nëse janë transportuar ilegalisht nga Serbia.” – ka thënë ai, duke mos treguar për çfarë mallra konkretisht bëhet fjalë.