Pjesëtarë të EULEX-it, sot në mëngjes, kanë mbërritur para shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Disa vetura të EULEX-it, të shoqëruara edhe nga ato të Policisë së Kosovës, janë parë pranë shtëpisë së Thaçit në Prishtinë, raporton KOHA.
Thaçi dha dje dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Gjatë ditës së djeshme u dërgua në Hagë, së bashku me Rexhep Selimin e VV-së dhe Kadri Veselin e PDK-së.
Në mëngjes, EULEX-i ka nisur bastisjen edhe në selinë e PDK-së në qendër të Prishtinës.