Gjatë ditës së djeshme policia ka zhvilluar një aksion të madh policor ku janë bastisur 19 lokacione dhe janë arrestuar 16 persona, nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”, ndërsa pesë persona prej tyre janë arrestuar edhe për shkak informacioneve për vepra tjera penale, thonë nga policia, raporton SHENJA.

Gjatë bastisjeve janë gjetur shuma të mëdha të parave të cilat janë fituar nga shitja e drogës, si dhe të dhëna se kujt ua kanë shitur drogën.

Pas dokumentimit të rastit, personat do të dorëzohen deri tek prokuroria përgjegjëse.