Aksioni kundër kontrabandës në veri/ Petkoviç: Një tjetër provokim nga Kurti

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se “aksioni i mëngjesit të sotëm i Policisë së Kosovës’ sipas tij ishte ” një tjetër provokim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para zgjedhjeve lokale”.

Ai ka shtuar se për këtë e informoi emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Tanjug.

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion kundër kontrabandës me mallra në katër lokacione: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut si dhe Mitrovicë e Veriut, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në disa lokacione në vend kundër kontrabandës me mallra.

Siç njoftohet, aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme