Mbi 170.000 euro i kushtoi qytetarëve të Maqedonisë aksioni i pasuksesshëm që gjatë muajit prill të këtij viti e realizoi ministri i atëhershëm teknik i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Pa arrestuar as nj njeri, Spasovski sipas informacioneve të Press 24, ka angazhuar 1495 polic të cilët për nevojat e aksionit kanë realizuar 32.226 orë pune, për të cilën qytetarët kanë paguar 130.684 euro.
Vetëm për ushqimin e zyrtarëve policor, për shkak të aksionit të gabuar të Spasovskit, qytetarët kanë paguar 21.359 euro.
Spasovski ka angazhuar edhe 176 automjete të MPB-së dhe 6 autobus. Të gjithë bashkërisht kanë kaluar 1.506 kilometra.
As helikopterët nuk kanë ngel në MPB. Spasovski 22 herë i ka ngritur helikopterët transportues policor M17 për të kryer transport që sipas të dhënave deri ku erdhi portali kanë kushtuar 22.000 euro.