Akt vandal në Sopot, thyhet pllaka përkujtimore në kompleksin memorial

Një akt vandal ka ndodhur netëve të fundit në fshatin Sopot të Kumanovës.

Është thyer pllaka përkujtimore në Kompleksin memorial për nder të martirëve të rënë shqiptarë gjatë masakrës së kryer më 4 Nëntorin e vitit 1944 ndaj populatës së pa mbrojtur të këtij fshati.

Kryetari i Këshillit Organizativ pranë këtij kompleksi memorial, Shukri Masurica theksoi për INA kjo përbën një akt vandal ndaj një objekti memorial.

“Gjatë ditës së premte kemi hasur pllakën e thyer dhe ashpër e dënojmë këtë veprim”, theksoi Shukri Masurica. Ai thotë se organet përgjegjëse duhet të zbulojnë rastin.

Kompleksi memorial u ndërtua vite më parë ku gjenden varret e 64 martirëve shqiptarë të vrarë të këtij fshati më 4 nëntor 1944.

Masakra gjatë 4 nëntorit 1944 është kryer nga komunistët partizanë serbë që vranë 64 banorë të fshatit,prej fëmiut 7 vjeçar deri tek i moshuari 84 vjeç. Pas vitit 2008 u gjet varri masiv i të vrarëve, që ishin masakruar në fshatin fqinj Sushevë dhe menjëherë është bërê rivarrimi i tyre në kompleksin memoriwl ku është vendosur edhe një lapidar.(INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme