“Aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës të vitit të ardhshëm”

Avokati Arianit Koci, konsideron se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale nuk do të deponohen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm

“Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës. Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta. Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet. Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Koci në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme