Prokuroria Publike e Kavadarit ka ngritur aktakuzë kundër një gjykatëseje nga Gjykata Themelore në Veles, si dhe kundër dy bashkëshortëve – pronarë të një zinxhiri barnatoresh dhe kundër një personi juridik për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë. Për falsifikim të dokumentit zyrtar si vepër e vazhduar penale është akuzuar gjykatësja e cila gjatë procedurës edhe u shkarkua nga posti i gjykatëses, derisa drejtuesja e zinxhirit të barnatoreve dhe bashkëshorti i saj janë akuzuar për nxitje gjatë kryerjes së veprës penale dhe përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë. Sipas aktakuzës, gjykatësja duke vepruar ndaj lëndës në të cilën paditësit janë të akuzuarit tjerë, ka marrë vendim me të cilin ua ka miratuar kërkesën e padisë dhe ua ka përcaktuar të drejtën e pronësinë mbi hapësirë afariste dhe tokës nën një ndërtesë. /Alsat.mk