Akti Normativ i qeverisë/ Tedi Blushi: Duan të vjedhin fondet e mjekëve, të sëmurëve me kancer dhe fermerëve…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi aktin normativ të qeverisë, që sipas tij po shkurtohen fondet buxhetor në shëndetësi, arsim e bujqësi.


Në një konferencë për shtyp me zyrtarë të tjerë të PL-së,  Blushi u shpreh se “të shkurtosh fondet për shëndetësinë pasi kë premtuar apo ke mashtruar për shëndetësinë falas do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaçeve dhe të investimeve në spitale në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe po shpërthejnë çdo ditë si në rastin e skandalit të Onkologjikut’.

Blushi kujton gjithashtu se Partia e Lirisë gjithashtu depozitoi në Parlament 4 Amendamente, por që u rrëzuan nga shumica socialiste.

Deklarata:

Jemi në këtë konferencë shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, me ekonomisten dhe anëtaren e Kryesisë, znj. Myrvete Asqeri dhe me anëtarin e Komisionit të shëndetësisë njëherazi këshilltar I Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa, për të denocuar vendimin më të fundit të Qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, respektivisht për shëndetësinë në 2.6 miliardë Lekë, për arsimin me 700 milionë Lekë dhe për bujqësinë me 800 milionë Lekë, vendim që nuk është asgjë tjetër veçse vijim I moskujdesit dhe I braktisjes së 3 sektorëve jetikë social dhe me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra dhe mijëra mësues, mjekë, infermierë, stafet e tyre mbështetëse si dhe për qindra e mijëra fermerë në mbarë vendin.

Të shkurtosh fondet për shëndetësinë pasi kë premtuar apo ke mashtruar për shëndetësinë falas do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaceve dhe të investimeve në spitale në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe po shpërthejnë cdo ditë sin ë rastin e skandalit të Onkologjikut.

Dua tju kujtoj se ky vendim I Qeverisë për të shkurtuar fondet me 2.6 miliardë Lekë për shëndetësinë, vjen vetëm pak kohë mbas miratimit në Kuvend të Buxhetit të vitit të ardhshëm vetëm me votat e “Rilindjes” dhe për faktin se ky buxhet u miratua pa marrë parasysh dy nga amendamentet që Partia e Lirisë depozitoi në Parlament  relativisht për rritjen me 6 miliardë Lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme si ndihmë konkrete për pensionistët por për të gjithë qytetarët në përgjithësi, si dhe pas rrëzimit të një tjetër amendamenti të këtij buxheti të propozuar nga PL për një shtesë prej 2 miliardë Lekësh për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike si përgjigje për dramën e madhe që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.

Gjithashtu, vendimi I Qeverisë për të shkurtuar me 700 milionë lekë fondet për arsimin, pra të lesh arsimin pa fonde shtesë, kur nevoja për rritjen e pagave të stafit petagogjik të arsimtarëve, kur nevojat për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe cerdheve të reja si dhe domosdoshmëria për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore është më shumë se kurrë urgjente, provon tanimë se papërgjegjshmëria totale politike e kësaj Narkoqeverie është në dritë të diellit dhe se mungesa e fondeve nuk do të bëjë asgjë tjetër vecse do të thellojë akoma edhe më shumë rezultatet negative të Shqipërisë që e renditin vendin tonë të fundit në Botë për cilësinë e arsimit.

Dua tju kujtoj se Partia e Lirisë gjithashtu depozitoi në Parlament 4 Amendamente, që për fat të keq edhe ato u rëzuan me shumicën e kartonave të “Rilindjes” në Kuvend, nëpërmjet të cilave ne propozonim një shtesë prej 2 miliardë Lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor që për fat të keq po përjetojnë sot një situatë tejet të rëndë.

Amendamenti tjetër I propozuar nga Partia e Lirisë ishte një shtesë prej 1.5 miliardë Lekë për arsimin bazë si përgjigje ndaj analfabetizmit  dramatik funksional që po rënon të ardhmen e vendit, sic theksohet edhe në Raportet e testit Ndërkombëtar Piza.

Amendamenti I tretë që lidhet me arsimin, ishte propozimi për një shtesë prej 1.2 miliardë Lekë për Arsimin e Mesëm si dhe Amendamenti I katërt që ne propozuam por që fatkeqësisht u rrëzua nga kjo Qeveri ishte për një shtesë me 1 miliardë Lekë për Arsimin Universitar.

Të katërt këto Amendamente u rrëzuan sepse tanimë është e qartë se vëmëndja e Qeverisë nuk është shëndetësia, nuk janë mjekët, nuk janë infermierët, nuk janë mësuesit, por sigurisht vijimi I vjedhjes nëpërmjet tenderave korruptiv.

Gjithashtu vendimi më I fundit I Qeverisë për të ulur fondet për Bujqësinë, këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare dhe për punësimin, në kushtet kur qindra dhe mijëra fermerë po ndjejnë pasojat e falimentit, po hedhin në kanal prodhimet e tyre dhe po detyrohen të largohen nga Shqipëria nuk do të thotë asgjë tjetër vecse ta cosh këtë sektor përfundimisht drejt kapitullimit total.

Braktisja e këtyre tre sektorëve nuk është gjë tjetër vecse një nxitje dhe vijim I shpopullimit të kësaj axhende anti-kombëtare të projektuar prej kohësh dhe të vënë në zbatim nga Edi Rama, I cili qartësisht e dëshmoi edhe në këtë vendim të fundit të Qeverisë që ka për qëllim pikërisht uljen e fondeve në sektorët më vitalë të ekonomisë dhe për të rritur fondet e Ministrive të tjera, të Energjitikës dhe Ministrisë së Brendëshme pra praktikisht për të rritur fondet për sektorët e tenderave për të vijuar vjedhjen e përbindshme të taksave të shqiptarëve.

Dua gjithashtu tju kujtoj që ndërkohë që Qeveria parashikoi një fond të papërfillshëm me buxhetin e vitit të ardhshëm për bujqësinë, Partia e LIrisë propozoi një Amendament, që edhe ky për fat të keq u rrëzua me shumicën e votave të deputetëve të “Rilindjes” në Kuvend, për një shtesë prej 1.5 miliardë Lekë subvencione për bujqësinë dhe fermerët si përgjigje për dramën e rëndë që po përjeton sot fshati dhe fermeri shqiptar.

Ndaj më lejoni të theksoj se vetëm 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus që ndalin shpopullimin dhe e kthejnë Shqipërinë në një fuqi të vërtetë eksportuese, janë e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, për mbështetjen e familjeve shqiptare si dhe për rritjen e mirëqënies së qytetarëve, në vecanti të pensionistëve dhe të shtresave më në nevojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme