Aktivistët e liruar të Vetëvendosjes thonë se rasti i tyre është i motivuar politikisht

Pas 1 viti, 4 aktivistët e Vetëvendosjes janë në liri dhe ditën e parë kanë zgjedhur të flasin për rastin ndaj tyre, raporton KTV .

Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi kanë dalë në konferencë për media në zyrat e Vetëvendosjes, prej ku e kanë quajtur të motivuar politikisht rastin ndaj tyre.

Si pasojë e kësaj dhe provave të montuara nga Policia, Adea Batusha ka thënë se ka vdekur edhe Astrit Dehari, e gjithashtu edhe ata pa të drejtë janë mbajtur në arrest.

Por, tani që janë në liri, ata ende nuk kanë vendosur nëse do të respektojnë gjykatën dhe të paraqiten vullnetarisht në seancën e radhës. Prokuroria i akuzon ata për veprën penale të terrorizmit që ka të bëjë me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të 2016-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme