Aktivistët e VV-së mbeten në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, raporton Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi  i aktivistit Frashër Krasniqi, avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.

Sipas avokatit Gashi, katër aktivistët e VV-së, të cilët akuzohen për sulm në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të vitit të kaluar, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi  dhe
Egzon Haliti, do vazhdojnë të mbeten në arrest shtëpiak.

 

Ai ka bërë të ditur se kundër këtij vendimi ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Avokati Gashi, vendimin e Gjykatës Themelore e  cilëson si  të padrejtë këtë vendim, i cili sipas tij, katër të akuzuarve të cilët janë të nominuar nga Vetëvendosje si kandidat për deputet po ua pamundësohet dalja në fushatë zgjedhore./ Arbresh.info/

fhfhfgh

18813184_1340032479405814_1961106572862267837_n

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme