Aktivisti Andi Tepelena: Janë pezulluar punimet te aeroporti i Vlorës. Qeveria “furnizon” shqiptarët çdo ditë me skandale, po “gërryhet”

Aktivisti Andi Tepelena deklaroi sot se qeveria po “furnizon” shqiptarët çdo ditë me skandale, duke u ndalur edhe te çështja e aeroportit të Vlorës.

Gjatë një bisede në News24, Tepelena tha se për këtë projekt kanë nisur hetimet dhe se punimet pritet të pezullohen.

“Çdo ditë kemi skandale. I nxjerrin vetë mediat, ne i interpretojmë ato. Ja, për aeroportin e Vlorës sot u bë e ditur se kanë nisur hetimet dhe se do të pezullohen punimet në këtë projekt.

Qeveria na furnizon me skandale çdo ditë. Nuk është mirë që na furnizon me skandale çdo ditë, por kjo është gërryerja që po i bën vetes kjo qeveri”,, tha ai.

Sipas Tepelenës, kjo situatë tregon një “gërryerje” të qeverisë përmes problematikave të njëpasnjëshme që dalin në publik.

The post Aktivisti Andi Tepelena: Janë pezulluar punimet te aeroporti i Vlorës. Qeveria “furnizon” shqiptarët çdo ditë me skandale, po “gërryhet” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme