Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha, të premten mori gradën bachelor në filozofi.
Batusha e cila ishte e shoqëruar edhe nga aktivistë të tjerë për këtë dalje mori leje të veçantë nga policia.
Punimin “Ndikimi i Iluminizmit dhe pasojat e racionalizimit në modernitet” ajo ia dedikoi mikut të saj të ndjerë, Astrit Deharit, që vdiq në Burgun e Prizrenit dhe akuzohej për veprën e njëjtë me Batushen.
Në këtë ditë të veçantë për të, miqtë i qëndruan afër.
Aktivistja e Vetëvendosjes, Adea Batusha, po qëndron në arrest shtëpiak që prej shtatë muajsh me dyshimin për “sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës”.
Veç Adeas, dënim të njëjtë po vuajnë edhe zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi, e aktivistët Atdhe Arifi e Egzon Haliti.
Kronikë e Mejreme Gashit.