Jelena Miliq, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq që po mbahej në televizionin “Pink”.
Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq, i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë.
Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë Vedrana Rudan opinioniste nacionaliste, se, “A e din që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi.
Miliq po ashtu i kishte thënë Vedrana Rudan se, serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve.
Vlen të theksohet se Vedrana Rudan me prejardhje është kroate mirëpo, është e martuar me serb.
Kjo deklaratë e Miliqit dhënë në emisionin “Ćirilica”, ka bërë që në emisionin që po transmetohej në televizionin “Pink”, ku i pranishëm ishte edhe Vuçiq, të mos i pëlqenin deklaratat e saj, për shkak se ajo kishte thënë një gjë që tashmë dihet botërisht, transmeton zëri.
Mirëpo, ky fakt nuk i kishte pëlqyer Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë dhe kjo ka bërë që Miliq ta lëshoj studion e debatit.
https://www.youtube.com/watch?v=eOuy4dNZVv0