Aktori Gent Kame iu bashkua protestës së qytetarëve sot para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
“Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre. Shtrenjtimi i jetës është rrjedhojë, problemi është keqqeverisja. Ne duam frymë të re. I bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë, qeveritë shkojnë dhe vijnë, por mos tradhtoni popullin tuaj, lironi ata djem”, tha ai.



