Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka katër zjarre aktive

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13:00, në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej tetë zjarre në hapësira të hapura – katër prej tyre janë ende aktive, ndërsa katër janë shuar.

Zjarret aktive prekin kryesisht pyje dhe bimësi të ulët, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Në Prilep, Makedonski Brod, Çashkë dhe Veles ka zjarre aktive, ndërsa shumica e zjarreve të shuara kanë qenë në Vrapçisht, Likovë, Karbinc dhe Haraçinë.

Shërbimet kompetente ndodhen në terren dhe apelojnë për kujdes të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatër të re zjarri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme