AKU bllokon gati 3 ton produkte për mbrojtjen e bimëve në Durrës! Afatet e ruajtjes nuk përputheshin me miratimet zyrtare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 3 ton produkte për mbrojtjen e bimëvë në Durrës, pasi gjatë verifikimit, trupa inspektuese konstatoi se afatet e ruajtjes së produkteve nuk përputheshin me ato të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe të përcaktuara në dosjet e regjistrimit të PMB-ve.


Si rezultat, u vendos bllokimi i sasisë prej 2,999.6 kg produkte PMB, ndërsa subjektit iu ngarkua detyrimi për të tërhequr nga tregu dhe kthyer në magazinë sasinë e shitur prej 6,270.98 kg, sipas kërkesave për gjurmueshmëri.

Në vijim të procedurave, AKU Durrës bashkëpunoi me sektorin e Krimit Ekonomik, ndërsa rasti është referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme