Deputeti Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama si tradhtar të të gjithë shqiptarëve dhe pazarxhi të trojeve tona.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Maliqi thekson se Rama me pazaret e tij me Vuçiç dhe Beogradin i ka bërë dëmin më të madh të ardhmes së Kosovës.
Mesazhi i Maliqit:
Pseudo – atdhetari i shtirur Ramziu… Kur interesi personal të shtyn të bësh pazar me gjakun e të rënëve dhe me troje shqiptare.
Shqipërinë e dua se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar.Mbasi gërmoi me thonjtë e tij të pa prerë e të pistë, shkoi futi hundën e tij të ndyrë, shkoi e trazoi edhe me mendjen e tij të sëmurë, shkoi e ngatërroi me zemrën e tij te ligë, shkoi e nakatosi me karakterin e tij të fëlliqur e të pabesisë që vetëm ai e ka.
Si rezultat gatoi këtë çorbë të prishur për Kosovën si edhe për të gjithë shqiptarët.. Le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës e çdo shqiptar tjetër kudo që jeton e ndodhet se Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë tradhëtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve tona. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së Kosovës.
Ky pseudo-atdhetar i cili mendoi se me shkëmbim territoresh do merrte bashkarisht me Vuçiçin e tij çmimin Nobel për paqe, u tall me mbledhje të përbashkëta qeverie. Vendosi një taksë e një tra në mes dy shteteve të së njëjtit Komb. Vetëm për një interes personal,kërkoi të lante surratin e tij të ndotur nga tradhtia kundër kombit dhe vulat e PPP-ve të oligarkve, me gjakun e dëshmorve të UÇK-së krenarisë sonë. Nuk mund të shkëmbesh një tokë shqiptare po me një tjetër tokë shqiptare. Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë…Poshte tradhetaret?.
(BalkanWeb)