Kryetar i Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci, ka lëshuar akuza në drejtim të këshilltarëve të kryeministrit në dorëheqje Ramaush Haradinaj.
Ka thënë se njëri prej tyre e ka nxjerrë jashtë prej një mbledhje, ia ka sharë nënën dhe se ia ka dhanë organin gjenital në gojë në mes të teatrit.
Vatovci ka thënë se ai ka qenë njeriu që e ka mbështetur më së shumti kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, por është zhgënyer në fund.
Sipas tij, këshilltarët kryesor të Haradinajt përveç që e kanë injoruar, e kanë përjashtuar edhe nga mbledhjet. Ka thënë se e kanë sharë me familje, dhe se njëri prej tyre i ka dhanë organin gjenital në gojë në mes të teatrit.
“Unë jam kanë njeriu që e kam mbështet më së shumti Kryeministrin Haradinaj, po më së paku kam përfitu unë edhe jam zhgënjyer për arsye se këshilltarët e tij që janë më të afërt, jo vetëm që më kanë injoru por edhe më kanë qit edhe prej sallave nëpër mbledhje në ndonjë mbledhje kemomorative ose në teatër. Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt ma shan nanën edhe ma jep organin në gojë”, ka thënë Vatovci në T7.
Ai ka përmendur emrin e Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës, që sipas tij nuk po e lënë që të futet në zyrën e kryeministrit e as nëpër mbledhje.
“Edhe shqetësimi jem është që njerëzit e tillë janë shumë injoranta . Kur njeri i parë nuk mbështet që besoni Zotit, në fëmijë të mijë po bëj be që Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës. Gazmendit ia kam marrë 500 vizitkarta e Jahirit 300 edhe i kam shpërnda nëpër komuna, përkatësisht në 30 komuna, edhe s’më lajnë me hi të kryeministri edhe iu thojnë atyre mos e leni”, ka thënë Vatoci.
Ai ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që nuk beson në drejtësinë kosovare.
“Do me thanë injoranca prej instancës më të lartë se tash ka me pas ndryshime të mëdha , por unë do i paraqes në instancat më të larta se në Strasburg është Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave. Masanej është Haga edhe janë. Sepse këtu në Kosovë nuk ka drejtësi, nuk ka prokurori nuk ka kurrgjë sepse janë të lidhur më së veti. Dmth ti kur në qendër kulturore, në teatër shahesh me nanë edhe ta jep organin, atëherë çka pret ti”, ka deklaruar ai.