Akuzat e forta: Meta refuzon emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar emërimin e Genti Cakajt si ministër i Jashtëm, duke hedhur akuza të forta.

Në fillim të argumentit të tij, Ilir Meta thekson se Shqipëria është përpara tre momenteve të rëndësishme në politikën e jashtme.

E para, vendi pret që të hapë negociatat për anëtarësim. E dyta, Shqipëria do marrë kryesimin e Trojkës së OSBE dhe pas një viti drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm. E treta, përparimi i dialogut Kosovë-Serbi është një zhvillim i rëndësishëm.

“Profili i zotit Gent Cakajt, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore në secilin element dhe në tërësi,” thotë Meta.

Më poshtë, kreu i shtetit thekson se Cakaj ka mbajtur qëndrime publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale. Meta i referohet deklaratave të Cakajt në një emision në Klan Kosova për ndryshimet e kufijve në rajon.

“Këto deklarata të rrezikshme të zotit Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim ë hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Europian”.

Por një tjetër pikë me kritika të forta nga Meta është ajo e qarkullimit të informacionit të klasifikuar si sekret shtetëror.

Meta thotë se nga verifikimet e tij ka rezultuar se Cakaj ka mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit të Jashtëm.

Meta thotë se Cakaj e ka plotësuar formularin e aplikimit për Certifikatën e Sigurisë vetëm me 3 janar 2019, kur duhej ta kishte bërë diçka të tillë para 7 muajsh.

“Ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor,” shkruan Meta.

Jo vetëm kaq, por Meta shkruan se certifikimi për Cakajn është bërë brenda një dite.

“Kjo tregon qartë se nuk është kryer një verifikim i thelluar,” shkruan Meta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme