Akuzat e TI-së, Llazarevski: Tek ne nuk ka konflikt interesi

Gazetar: Mefail Ismaili

Drejtori i Agjencisë së Filmit Bojan Llazarevski, i ka hedhur poshtë konstatimet e një dite më parë të Transparency Internacional (TI), se në thirrjet e Agjencisë për ndarjen e fondeve për film, ka konflikte interesi dhe shkelje të tjera të ligjit. Ai tha se personat e përfshirë në procesin e vlerësimit si recensentët, këshilli i filmit dhe bordi drejtues përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuara dhe janë të obliguar t’i respektojnë ligjet.

“Ndryshe nga pretendimet e Transparency International, e cila vepron sipas kallëzimit të një personi dhe për hetimin e tyre, ne kemi dorëzuar më shumë se 500 faqe materiale të dokumentuara. Përveç kësaj, nga ajo që u prezantua në konferencën për media, nuk kemi parë ndonjë material dëshmues që do të konfirmonte ndonjë keqpërdorim të kundërligjshëm apo të mundshëm. Personat e përmendur të cilët janë ftuar në konferencën për media janë me përvojë dhe kanë shumë punë të kaluara në industrinë e filmit dhe në tërësi angazhimi i tyre është sipas kritereve të vlefshme”, deklaroi Bojan Llazarevski, Agjencia e Filmit.

Në konferencë për mediat, nga Transparency Internacional në Maqedoni, thanë se pas denoncimit nga qytetarë, kanë bërë analizë dhe kanë konstatuar konflikt interesi në punën e Agjencisë së Filmit gjatë shpërndarjes së mjeteve në konkursin për filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë për vitin 2022. Siç thekoi Sllagjana Taseva nga Transparency, shuma e atyre mjeteve të ndara për atë vit është mbi 4 milionë e 200 mijë euro, por nga analizat e bëra është vërejtur se ka pasur veprime kundërligjore, ku të punësuar në Agjenci, kanë aplikuar për të marrë fonde, si dhe dyshime për vendimmarrje të njëanshme. Sipas Tasevës analiza ka konstatuar se janë bërë shkelje për cilat mund të mbahet edhe përgjegjësi penale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme