Akuzat ndaj Altin Bashës për menaxhimin e Teatrit Kombëtar/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nis hetimet: Do të shqyrtojmë me detaje dokumentacionet, do merren masa ligjore

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ngritur një grup pune për të verifikuar mënyrën se si është menaxhuar Teatri Kombëtare me ne krye Altin Bashën.


Në media janë publikuar disa denoncime, ku janë ngritur pretendime për abuzime me buxhetin e këtij institucionit, në blerjen e kostumeve të aktorëve apo dhe të dhënies së shfaqjeve në mënyrë selektive.

Ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhja ka urdhëruar verifikimin e të gjitha procedurave, ndërkohë që në një reagim theksohet se do merren të gjitha masat e nevojshme ligjore, pasi të shqyrtohen dokumentacionet dhe vertetohen faktet e raportuara.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar.

Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme