Akuzë e re për Ramiz Merkon: 6 persona përfunduan nën akuzë për shembjen e shtëpisë së Vllado Maleskit

Gazetar: Miki Trajkovski

Ramiz Merko akuzohet për një vepër të re penale. Një vit pasi shtëpia përkujtimore e Vllado Maleskit, autorit të himnit shtetëror, u shemb në qendër të Strugës, Prokuroria Themelore Publike ngriti sot akuza kundër gjithsej 6 personave për veprën penale të dëmtimit ose shkatërrimit të pronës nën mbrojtje të përkohshme, ose trashëgimisë kulturore. Në mesin e gjashtë të akuzuarve është edhe kryetari i atëhershëm i Strugës, Ramiz Merko.

“Në aktakuzë përfshihet edhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Strugës, i cili dha miratimin, në kundërshtim me Vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke i lejuar të pandehurit të parë, përveç katit përdhes dhe katit të parë, të ndërtojë edhe një bodrum në ndërtesë.” – Prokuroria Themelore Publike, Strugë

Sipas Prokurorisë, i pandehuri i parë është menaxheri i një kompanie ndërtimi nga Veleshta, në rolin e investitorit dhe kontraktorit për prishjen e një objekti. Ai ishte urdhëruar të përgatiste një projekt ideor me metodë të përcaktuar rreptë të prishjes, pasi ndërtesa ndante mur ndarës dhe strukturë çatie me shtëpinë e vjetër të mbrojtur të Vllado Maleskit. Megjithatë, sipas aktakuzës, ai përgatiti vetëm një projekt bazë dhe, pas prishjes, nisi ndërtimin e një objekti të ri me bodrum, kat përdhes dhe kat të parë.

“Derisa gërmonte për bodrumin e objektit të ri, i pandehuri kreu një gërmim të gjerë me ekskavator, duke dëmtuar kështu murin ndarës të përbashkët midis dy ndërtesave, gjë që çoi në dëmtimin dhe shembjen e shtëpisë nën mbrojtje si trashëgimi kulturore,” thanë nga Prokuroria Themelore Publike, Strugë

– I pandehuri kreu një gërmim të gjerë me ekskavator, duke dëmtuar kështu murin ndarës të përbashkët midis dy ndërtesave që çoi në shembjen e shtëpisë

Aktakuzë përfshin edhe një inxhinier ndërtimi dhe një arkitekt nga Sektori i Planifikimit Urban të Komunës së Strugës. Ata dyshohen se përgatitën dhe miratuan lejen e ndërtimit pa projekt ideor për prishjen e objektit të mëparshëm, duke ndihmuar të pandehurin e parë. Për ndihmë akuzohet edhe një arkitekte nga Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeun në Ohër.

Për ish-kryetarin e Strugës, kjo është aktakuzë e re në serinë e rasteve që i janë hapur në periudhën e fundit, që kur u vendos në Listën e Zezë të SHBA-së. Javën e kaluar, policia e Strugës ngriti një kallëzim tjetër penal ndaj Merkos. Dyshohet se kishte nënshkruar në mënyrë të paligjshme një leje ndërtimi në fshatin Misleshevë të Strugës./Alsat.mk

The post Akuzë e re për Ramiz Merkon: 6 persona përfunduan nën akuzë për shembjen e shtëpisë së Vllado Maleskit appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme