Akuzohet 61-vjeçari, tentoi të përdhunojë lypsaren 53-vjeçare

Një banor 61-vjeçar i fshatit Dobrosht të Tetovës është akuzuar për abuzim pasi që duke u prezantuar rrejshëm si taksist ka kryer “veprim seksual” mbi një grua 53 vjeçare, njoftoi policia maqedonase.

Kallëzim penal është shtruar kundër 61 vjeçarit A.A. i cili më 4 nëntor në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në afërsi të fshatit Dobrosht në automjetin e tij e ka hipur 53 vjeçaren F.S., duke u prezantuar se është taksist.

Siç njoftuan mediat atëherë, 53-vjeçarja nga Saraji i Shkupit ka denoncuar tentim për përdhunim rreth orës 12.30 kur ajo pasi ka kërkuar lëmoshë në xhaminë e fshatit Dobrosht pas xhumasë është nisur nga xhamia për tek rruga kryesore për të shkuar në Tetovë. Rrugës, sipas njoftimit të policisë, ndalet një person me veturë për të marrë gruan që ta dërgojë deri në Tetovë, mirëpo gjatë rrugës ai ka ndalur veturën dhe ka hapur derën e pasme dhe ka tentuar të përdhunojë lypsaren. Ajo e ka goditur me këmbë në kraharor dhe ka ikur ndërkohë një veturë tjetër afrohet me dy persona dhe e marrin dhe e dërgojnë në stacionin policor në Tearcë ku ajo ka denoncuar rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme