Akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale, 23-vjeçari përfundon në pranga! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar për përfshirje në një organizatë kriminale që merret me trafikim të lëndëve narkotike.


I arrestuari është shtetasi Ergys Arrnjeti, i cili u lokalizua dhe u kap në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, në veri të vendit.

Sipas autoriteteve, ndaj tij është lëshuar një vendim nga Gjykata e L’Aquila në Itali, që daton nga viti 2024, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të një organizate kriminale”.

Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim maksimal deri në 24 vite burg.

Pritet që Ergys Arrnjeti të ekstradohet drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 49”.

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme